Beograd: Akademia Ushtarake-Mjekësore, me dhomë speciale për lutje fetare
Të premten e 29 marsit, në Akademinë Ushtarake-Mjekësore (VMA), në Beograd, u hap dhoma për të kryer lutje fetare, në të cilën të premten e parë e fali reisu-l-ulema dr. Sead Nasufoviq.
Hapja e Akademisë Ushtarake-Mjekësore (VMA), u bë në mënyrë solemne nga kreu i lartë i Riasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Reisi Sead Nasufoviq, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralit Aleksandër Zhivkoviq, si dhe oficerë të lartë të ushtrisë serbe me përfaqësues të VMA.
Myftiu i Beogradit major Mustafa ef. Jusufspahiq, shprehu mirënjohje për zyrtarët e shtetit dhe diplomatët e huaj të vendeve islamike dhe ambasadorë, që ishin të pranishëm në hapjen solemne të dhomës special për lutje fetare.
Midis ambasadorëve që ishin të pranishëm dallojmë atë të Turqisë së bashku me përfaqësuesin e Diyanetit Fatihom Yucelom dhe atashetë ushtarakë, pastaj përfaqësues të ambasadës së Amerikës dhe Rusisë dhe të dërguarit ushtarakë të Bosnjës dhe Hercegovinës Senad Memiq.