Lajme

Beogradi për Francën: 1 Milion Euro për Notre Dame

Qeveria serbe vendosi të enjten që t’i dhurojë Francës një mbështetje financiare në vlerë prej 1 milion euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris, e cila u dëmtua rëndë nga zjarri që e përfshiu një javë më parë.

“Ky vendim konfirmon miqësinë shekullore me popullin francez, e është shprehje e dëshirës që simbol i qytetërimit francez dhe atij botëror të rindërtohet sa më shpejt”, u tha në një deklaratë nga qeveria serbe.

Por 1 milion eurot e ky mesazh “i ngrohtë” nga Beogradi në drejtim të Parisit, vjen pas asaj që zjarri në Notre Dame u quajt dhe si “dënim i Perëndisë” për Francën, pasi kjo e fundit lejoi valëvitjen e flamurit të Kosovës në mes të Parisit, ndodhur muaj më parë në 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Ndëshkimi i Perëndisë për valëvitjen e flamurit të Kosovës – shkruan disa media të Beogradit, gjë që solli dhe shumë reagime diplomatike franceze.

Related Articles

Back to top button