Lajme

Bujanoc: Arsiq e ndanë buxhetin e komunës sikur të baballëkut, vendbanimeve serbe 6.7, kurse shqiptare 4 milion dinarë!

Në mbledhjen e fundit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, në munges të Komandantit të Shtabit Shaip Kamberit, mbledhjen e kryesoi zëvendësi i tij Stojança Arsiq i cili kalukoi me buxhetin e komunës sikur ta kishte trashëgim të baballëkut.

Shtabit për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e fundit ka aprovuar planin operativ për mbrojtje nga vërshimet në vitin 2019, në ujërat e rendit të dytë, vendim ky i cili jo pak i rëndësishëm e që u aprovua pa prezencën e kryesuesit të Shtabit Shaip Kamberit.

Në mbledhjen e udhëhequr nga Stojança Arsiq ndër të tjerash janë paraparë rregullimi i rrjedhës së Joshanikut në fshatin Rakoc për të cilin do të ndahen 2 milion dinarë, pastrimin e kanalit në fshatin Levosovë me vlerë prej 1.2 milion dinarë, ndërtimi i tubit në fshatin Kërshevicë 3.5 milion dinarë dhe rregullimin e shtratit të lumit në Tërrnoc me vlerë prej prej 4 milion dinarë, që gjithsej janë ndarë 10.7 milion dinarë, prej tyre në vendbanimet serbe 6.7 milion dinarë ndërsa për vendbanimin shqiptarë 4 milion dinarë.

Related Articles

Back to top button