Lajme

Bujanoc, ndalohet shfaqja e filmit “Kufiri Ballkanik”,

Edhe pse ishte propozuar nga Pridukcioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shfaqet filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kultuorë Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film ti shfaqet publikut bujanocac.

“Po e vërtetë është se na kanë dërguar nga produkcioni kinematografik nga Beogradi që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës, sepse ata na dërgojnë filmat, unë isha në pushim kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka arritur filmi, unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur Ismaili. Ai gjithashtu tha se, nuk është drejtë që persona të caktuar të merren aq shumë me gjëra të tilla sa të paraqesin në rrjetet e tyre sociale se filmi ka arritur në Bujanoc dhe se gjoja do të shfaqet pa patur informacione të hollësishme.

Filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” ka shum skena të cilat kanë për qëllim urrejtjen mes popujve, ku në një insert është e përfshirë edhe UÇPMB, gjegjësisht amblemi i UÇPMB-së në një automjet, ndërsa filmi flet për periudhën e hyrjes së KFOR-it Ruse në Kosovë, periudhë kjo në të cilën UÇPMB nuk ishte shfaqur publikisht. Në mediat Britanike është thënë se, përderi sa publiku i Moskës ka qarë, ndërsa ai serbë ka bërë tifo në premierën e filmit “Kufiri Ballkanik”, prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale.

Related Articles

Back to top button