Tech / Shkencë
Ja çfarë po ua ngadalëson internetin e wireless-it
Inteferenca nga monitorët e bebeve, celularëve dhe llambave elektrike është një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të wirelessit, ka paralajmëruar një kompani.
OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg routerëve sa më shumë që të jetë e mundur.
Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa tel.
Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon:
Ta mbani larg routerin nga çdo pajisje që emiton sinjale wireless.
Ta vendosni routerin në një raft, jo në dysheme.
Të kontrolloni kabllon kryesore që dërgon lidhjen e internetit në router.