Katër arsye se përse duhet të pini uthull molle çdo natë para gjumi
Uthulla e mollës mund të përdoret për qindra arsye të ndryshme. Shumica e njerëzve e përshkruajnë si gjënë më të rëndësishme të kuzhinës.
Kjo uthull është e mbushur me enzima dhe probiotikë, ndërkaq krijohet nga mollët e fermentuara.
Ekspertët thonë se përfitimet shëndetësore të kësaj uthulle janë të mahnitshme, ndërkaq më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse duhet ta bëni shprehi që ta konsumoni atë çdo natë para se të bini të flini.
Uthulla e mollës është e pasur me acid acetik
Rezultatet e një studimi japonez sugjerojnë se acidi acetik mund të ndihmojë në kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe akumulimit të yndyrës.
Ka veti anti-kanceroze
Kanceri është vrasës i heshtur, simptomat e të cilit shpeshherë nuk shfaqen derisa të ketë kaluar në një fazë ku më nuk keni çfarë të bëni për ta shëruar atë.
Në vitin 2014, mbi 1.6 milion njerëz në SHBA ishin diagnostikuar me kancer, ndërkaq mbetet shkaktari i katërt i më së shumti vdekjeve në SHBA.
Por, hulumtimet tregojnë se uthulla e ka aftësinë që të paktën ta tkurrë atë dhe t’i vret disa lloje të qelizave kanceroze.
Një studim i kryer në Kinë ka zbuluar se konsumimi i perimeve dhe uthullës e redukton rrezikun e kancerit në ezofag.
Uthulla e mollës e ulë kolesterolin dhe i parandalon sëmundjet e zemrës
Një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut që i shkakton kolesteroli i lartë është se mund të shpie në probleme të ndryshme të zemrës. Posa kolesteroli i keq t’i bllokojë arteret, rritet në mënyrë drastike rreziku i sulmit në zemër.
Uthulla e mollës mund të ndihmojë për këtë problem sepse përmban acide klorogjenike të cilat e ulin kolesterolin e keq.
Ndihmon në humbjen e peshës
Shumë studime kanë dëshmuar se acidi acetik që gjendet në uthull mund ta parandalojë akumulimin e yndyrës në trup.
Andaj, konsumimi i kësaj pije është një mënyrë ideale për ta filluar rrugëtimin e humbjes së peshës.