Lajme

Komuna e Preshevës: Intervenim me infrastrukturë moderne për të lidhur rrugën Karposh me 15 Nëntorin

Mirëmbajtja investive e rrugës lidhëse mes rrugëve Karposh dhe 15 Nëntori

Përmes projektit do të bëhet intervenimi i plotë në përmirësimin e kushteve të qarkullimit të automjeteve, këmbësorëve, si dhe ujërave atmosferike, që qarkullojnë nga rruga e Karposhit në drejtim të rrugës 15 Nëntori.

Kanalet e hapura nëpërmjet të cilëve kanë rrjedhur ujërat atmosferike nga rruga e Karposhit në drejtim të rrugës 15 Nëntori, tani e tutje do të mbulohen me pllaka betonarme dhe do të shndërrohen në trotuare, për qarkullimin e këmbësorëve.

Ujërat atmosferike, të cilët kanë qarkulluar në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të rrugës 15 Nëntori, tani e tutje do të ssitemohen dhe do të kyçen në kanalizimin atmosferik ekzistues në rrugën 15 Nëntori.

Në këtë mënyrë do të evitohet gërryerja e rrugës, si dhe grumbullimi i sasive të mëdha të ujit sipërfaqësor, me rastin e reshjeve atmosferike në rrugën 15 Nëntori, gjegjësiht në afërsi të shkollave tona.

Rruga ka gjatësi prej 430m, kurse gjerësia e korsisë së asfaltuar do të jetë 5m.

Përmes këtij projekti do të përfitohet një infrastrukturë moderne, me të gjithë elementet e duhur, ku qytetarët tanë do të kenë mundësinë t’a frekuentojnë këtë pjesë qendrore të qytetit në kushte shumë më të përshtatshme dhe ku siguria e këmbësorëve e në veçanti e nxënësve të shkollave tona, do të ngritet në nivel më të lartë.

Related Articles

Back to top button