Komuna urdhëron kompaninë Saba Bellça që të riparoje rrugën
Banorët e fshatrave Ilincë dhe Maxhere këtë fundjavë kanë njoftuar autoritetet e Komunës së Preshevës, lidhur me plasaritjet që janë paraqitur në rrugën lokale Buhiç-Ilincë, e asfaltuar në përfundim të sezonit të ndërtimit të vitit të kaluar.
Me të marrë informacion, autoritetet komunale i janë drejtuar Organit mbikëqyrës, për të urdhëruar kryerësin e punëve “Saba Bellça”, që të bëjnë intervenimet adekuate teknike në pjesën ku vërehen plasaritjet, duke e hequr shtresën e asfaltit të dëmtuar dhe përforcuar konstruksionin e rrugës në aspektin e ngjeshmërisë, gjegjësisht rritjen e aftësisë mbajtëse të tamponit.
Vlen të theksohet se projekti është akoma në fazën e realizimit, kurse qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi ne i garantojmë ata që do të përfitojnë rrugën e tyre, ashtu siç është kontraktuar.