“KUFIRI BALLKANIK” mund ta çojë në zgjedhje të parakohshme komunën e Bujanocit?
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç, ka thënë se anulimi i filmit “Kufiri Ballkanik” në Bujanoc, flet që dikush po përpiqet situatën e qëndrueshme në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe marrëdhënie e mira mes komuniteteve ti paraqes në një dritë tjetër që nuk korrespondon me të vërtetën.
“Për vendimin e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc për anulimin e shfaqjes së filmit do të deklarohen organet e kësaj komune dhe unë besoj në to, dhe besoj se ata do të marrin një qëndrim demokratik dhe do ta njoftojnë opinionin se me çfarë kemi të bëjmë”, ka thënë Stankoviç.
Sipas tij, Trupi Koordinues është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të Bujanocit, rreth kësaj teme është diskutuar ndërsa rreth anulimit të filmit do të diskutohet në asamblenë komunale, pas së cilës do të dilet në opinion me një qëndrim. “Shtëpia e Kulturës është pjesë përbërëse e komunës dhe askush nuk mund të dalë nga ai rrethë. Unë besoj në organet e komunës dhe besoj se do të marrin një qëndrim demokratik dhe do ta informojnë publikun për atë që po ndodh.
Nuk do të paragjykoj atë qëndrim, por ata që ushtrojnë pushtetin janë përgjegjës dhe pres një reagim të pandashëm ndaj tyre,” ka thënë Stankoviç. Burimet e presheva.com brenda administratës lokale në komunën e Bujanocit bëjën të ditur se, mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal mund të përkeqësoj mardhëniet mes subjekteve politike brenda koalicionit qeverisës, duke patur parasysh se për rastin e filmit KUFIRI BALLKANIK do të prononcohen sikurse opozita serbe që ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, poashtu edhe pjesa që përbëjnë poztinë qeverisëse, gjegjësit Stojança Arsiq. Nga pala shqiptare qëndrim të prerë ka LPD subjekt ky që ëhstë pjesë e koalicionit qeverisës që fuqishëm ka përkrahur qëndrimin e drejtorit, ndërsa PVD edhe më tej mbetet indiferent edhe përkundër faktit se kryetari i Truput koordinues ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin dhe beson që ata do të marrin vendimin e duhur.
Sipas të njetit burim ka dy palë me dy qëllime të ndryshme, pala serbe sikurse opozita poashtu edhe pozita janë duke e shfrytëzuar rastin për të përfitur poena politik tek popullata serbe dhe nuk janë shum të interesuar nëse kjo qeverisje do të shpërbëhet apo jo, nga ana tjetër pala shqiptare, gjegjësisht PVD është duke luftuar që me çdo kusht ta mbajë primatin e qevrisjes deri në fund, duke mos llogaritur shum në LPD e cila ka qëndrim të prerë lidhur me kërkesën për shkarkimin e drejtorit, sikurse edhe opozita shqiptare, gjegjësisht PD e cila ka të njetin qëndrim, gjë që e ka shprehur qartë edhe përmes një akcioni me vendosjen e transparentit në hyrje të Shtëpis së Kulturës.