Lajme

Latifi për humbjet e Erdoganit: Populli i tregoi që feja nuk është zgjidhje për ekonominë

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Turqi, që u mbajtën të dielën.

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkatësisht kandidatët e partisë së tij, kanë pësuar humbje në qytetet më të mëdha turke, Stamboll, Ankara dhe Izmir.

Duke analizuar humbjet e Erdoganit, Latifi ka thënë se populli turk i tregoi atij që feja nuk është zgjidhje për ekonominë.

MÖBEL THEMA
MÖBEL THEMA

“Populli turk i foli presidentit të vet: Merru me punët e sh’pisë, e jo të hallkut”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Shkëlqimi i jashtëm fiktiv i shtetit, nuk i mbulon dot problemet e brendshme reale të tij”, thuhet më tej në shkrimin e tij.

“Feja nuk i zgjidhë dot enigmat e ekonomisë së shekullit 21”, ka shkruar Latifi.

“Aya Sofinë mund ta shndërrosh në xhami, por kjo nuk e bën më të mirë ekonominë familjare të qytetarëve të Stambollit”, përfundon shkrimi i Latifit.

Related Articles

Back to top button