Mërgimtarë kujdes të premtën mund të hasni në rrugë të bllokuara nëpër Sërbi!
Mitingu i paralajmëruar për të premtën më 19 prill 2019 në Beograd nga partia më e madhe në pushtet (SNS), mund të vështirësojë qarkullimin e lirë nëpër autostradat e Sërbisë e sidomos në rrethinën e Beogradit.
Bllokadën e rrugëve e kanë paralajmëruar partitë opozitare në Sërbi të cilat kanë thënë se, do të bllokojnë rrugët për të penguar popullatën që të marrin pjesë në mitingun e madh të (SNS) subjektit të presidentit serbe Aleksandër Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se mitingu i paraparë për 19 prill 2019 në Beograd në kuadër të kampanjës “E ardhmja e Sërbisë” nuk do të fillojë përderisa të mos vijnë të gjithë. Vuçiq i ka bërë thirrje opozitës se, “nuk do të ketë përmbushje të ultimatumit, dhe as që do të ketë ndonjëherë”.
Mërgimtarët të cilët planifikojnë që në fundjavë të udhëtojnë për në vendlindje apo anasjelltas, se mund të hasin në bllokada nëpër rrugët e Sërbisë, veçmas në autostradë por nuk përjashtohet mundësia që bllokada të jenë edhe më mëdha në rrethinën e Beogradit nga ku edhe kalojnë rrugët në drejtim të vendlindjes.