Lajme
Ndërroi jetë gruaja e Millosheviqit, kryekriminelit serb

Ka ndërruar jetë Miriana Markoviç e veja e ish-kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ajo kishte jetuar në azil politik në Rusi prej vitit 2003.
Sipas raportimeve të mediave serbe, ajo ka vdekur rreth orës 15:00.
Markoviq deri në vitin 2003 kishte qenë lidere e Së Majtës Jugosllave prej vitit 1994. Ajo akuzohej nga shteti serb për mashtrim me taksa. Kishte qenë 76 vjeçare.