Në Preshevë u organizua akademia pranverore për komunikim diplomatik dhe protokoll
Në ambientet e Shoqatës Kulturore “DITURIA” më datë 27 dhe 28, Prill (e shtunë dhe e diel) u organizua Akademia për Komunikim Diplomatik dhe Protokoll. Pjesëmarrës në këtë akademi ishin nxënësit maturantë të shkollave të mesme nga gjimnazi dhe teknika në Preshevë.
z.Besim Salihu Drejtor i Akademis per Diplomaci dhe Protokoll, ekspert i trajnimit të kësaj akademie. Ai është nga Komuna e Bujanovcit që jeton në Gjilan. z. Salihu gjatë dy ditëve të trajnimit pati rastin që të rinjve t’i shpalosë njohuri me gjërat bazë mbi rregullat e komunikimit diplomatik dhe etiketën e protokollit.
Pjesëmarrësit u njohën me komunikimin dhe letrat zyrtare – diplomatike, takimet dhe konferencat, elementet e planifikimit dhe organizimit, seminaret, hyrje në protokoll diplomatik dhe etiketë, parashtresat, protokollet dhe parimet e protokollit, format e adresimeve, rendi i përparësisë dhe suksesit, përshtypja e parë, komunikimi verbal dhe jo verbal, ftesat dhe letrat e falënderimit, ceremonitë, renditja, ulja, kodi i veshjes dhe rëndësia e sajë, ceremoniali i institucioneve të larta shtetërore etj.
Drejtori i Shoqatës Kulturore “DITURIA”, Mr. Nexhmedin Ademi, në ceremoninë e mbylljes falënderoj pjesëmarrësit për interesimin dhe uroj që aktivitetet e këtilla të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të komunikimit profesional, bartjen e këtyre eksperiencave për nevojat personale dhe angazhimi në organizimet e ndryshme kulturore.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata për pjesëmarrjen në trajnim.