Lajme

Në Prishtinë Vjehrri vret gruan, nusën e djalit, më pas vret edhe veten

Një konflikt familjarë që ndodhi sot në një familje në lagjen “Dardania” të Prishtinës në Kosovë ka lënë tre persona të vdekur.

Sipas Policisë së Kosovës një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Rastin për mediet kosovare s e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Related Articles

Back to top button