Lajme

Pasagjerët do të peshohen para se të nisë fluturimi, ja arsyeja

Pasagjerët mund të peshohen para se të hipin në avion për një arsye të rëndësishme. Linjat ajrore po përpiqen që të ulin shpenzimet dhe emetimet e karbonit.

Kompania me bazë në Berkshire, “Fuel Matrix” thuhet se është në bisedime me linjat ajrore që të sjellë disa peshore diskrete për pasagjerët ndërsa kalojnë në aeroport.

Këto të dhëna do të kalojnë menjëherë tek kabina e pilotit për të përcaktuar sa karburant duhet të ketë avioni apo aeroplani për të bërë një udhëtim. Ideja filloi nga disa peshore në bagazhet e vetë-shërbimit ose në makinat e skanimit të trupit për çështje sigurie.

Linjat duhet të llogarisin me kujdes sa karburant i nevojitet për fluturime me ngarkesa të mëdha.

Related Articles

Back to top button