PDSH kërkon nga SNS-i që filmin “Kufijtë e Ballkanit” ta shfaq në Preshevë
Rreth filmit që është ndaluar të transmetohet në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, është deklaruar edhe zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ilir Sadriu.
Ai në një postim në rrjetin social ka kërkuar nga deputeti popullor nga radhët e SNS në Bujanoc që ti kërkojë siç shkruan ai, “vartësve të komunës së Preshevës me ju kërku e me i obligu për shfaqjen e filmit serbo rus!
Postimin e plotë mund ta lexoni si më poshtë:
Rreth zhurmës së filmit ruso-serb “Kufijtë e Ballkanit”
Ky deputeti popullor dhe këshilltar i SNS-it nga Bujanoci Nenad Mitroviq, mirë ish kon hiq pa shkrim e pa zhurmë mediale, në ndonjë ndejë private t’zakonshme (e preferushme me qenë Boske), vartësve të Komunës së Preshevës me ju kerku ndihmë e me i obligu për shfaqjen e filmit Ruso-Serb!
Me që në pushtetin lokal të Komunës së Preshevës përfaqësuesi i SNS-it është në shumicën qeverisëse dhe nënkryetar i Kuvendit komunal, shumë lehtë e kanë që filmin e ndaluar në Bujanoc ta shfaqin në shtëpinë e Kulturës në Preshevë.
Edhe ashtu Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, një kohë të gjatë po ju mungojnë aktivitetet!😉
P. S.
Për me shfaq filma të tillë te Bujanoci,
“Ndryshymy me SNS-in si në Preshevë, hala ska ndoll”.🙂