Pensionohet edukatore Halime Selimi përfundon me sukses karrierën 43 vjeçare

Pas 43 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, edukatorja Halime Selimi i dha fund karrierës së saj. Të premten, ajo mbushi 65 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua. Udhëheqja e çerdhes dhe koleget ne një manifestim të organizua me këtë rast, i dhanë edukatores Halime lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë gjatë këtyre viteve.
Edukatorja Halime Selimi eshte njera nga edukatoret e para qe ka filluar punen ne entin parashkollore 8 marsi ne Presheve.
Biografia e Halime Selimi:
Halime Selimi lindi m# 11 prill 1954 në fshatin Gjyryshefc, Komuna e Kamenices. Shkollimin fillore dhe te mesem e ka kryer ne Gjilan, drejtimi per edukatore qe ishte njekohesisht edhe gjenarata e pare e ketij profili ne shkollimin e mesem, qe numeronte 24 nxenese.
Fillimisht ka punuar ne shkollen “Musa Zajmi” si edukatore ne Gjilan dhe pasi u martua ne Presheve qe nga viti 1982 deri me sot ka punuar si edukatore ne entin parashkollore 8 Marsi ne Presheve.