Për 6 muaj drejtor, Valon Bela ka bërë sa dikush për 6 vjet. Ja të arriturat në Klinikën Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup
Është bërë eliminimi i diskriminimit etnik gjaë punësimit, ku si rezultat i së kaluarës kishim majorizim të etnikumit maqedonas. Edhe pse vetëm 6 muaj kanë kaluar, pothuajse është dyfishuar numri i të punësuarve shqiptar.
• Kemi dyfishuar përfaqësimin e shqiptarëve në Këshillin Drejtues të Klinikës. Nëse të kaluarën kishim 20% të përkatësisë etnike shqiptare të të punësuarve, tani kemi 40% të përfaqësimit shqiptar në Këshillin Drejtues të klinikës universitare për gjinekologji dhe obstetrikë.
• Është bërë rregullimi i koeficientëve të punëtorëve. Nisur nga fakti se përplot 13 vite pagat e punëtorëve nuk kanë qenë të rregulluara (avansuara), kemi bërë rregullimin e tyre bazuar në Marrëveshjen Kolektive e cila përcakton koeficioentët për secilin vend pune. Dhe pas 13 viteve, të punësuarit kanë patur rritje të pagave të tyre.
• Është bërë avansimi i punëtorëve shqiptar në administratë dhe nëpër reparte veç e veç dhe për herë të parë (prej se ekziston Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë), reparti i shtatzënisë patologjike udhëhiqet nga një femër shqiptare.
• Është shtuar numri i lindjeve të foshnjeve nga nënat shqiptare. Nëse para 6 muajve numri i lindjeve ka qenë 70-80 lindje në muaj, tani ky numër është dyfishuar dhe shkon nga 130 deri 170 lindje (në muaj) nga nënat shqiptare. Kjo gjithashtu dëshmon për rikthim të besimit të qytetarëve në institucionet publike – shtetërore.
• Është bërë paisja e klinikës sonë me aparatura të reja dhe moderne. Kemi arritur të blejmë shumë aparatura të cilat dukshëm ndikojnë në cilësinë e hulumtimit të sëmundjeve si dhe intervenimeve të përditshme. Aty përfshihen një numër i madh i aparaturave për ndërhyrje kirurgjikale dhe të hapura.
• Është bërë paisja e sallave të operimit me instrumente të reja profesionale. Instrumente të cilat gjatë kohë i kanë munguar ekipit tonë mjekësor në intervenimet e ndryshme që ata ndërmarrin.
• Është bërë zëvendësimi i materialeve teknike me standarde të larta në mënyrë që të evitohen infeksionet e ndryshme. Ky inventar medicinal dhe shumë ndryshime tjera ka rezultuar me faktin se numri i vdekshmërisë së foshnjeve të bie dukshëm.
• Është bërë menaxhim i suksesshëm i borgjit të klinikës. Kemi trashëguar një borgj prej 159 mil denarëve. Edhe pse kemi qenë në rrezik të paditjeve të shumta dhe bllokimit të xhirollogarive tona, kemi arritur t’i evitojmë ato dhe të funksionalizojmë në plotni punën e klinikës së gjinekologjisë dhe obstetrikës.
• Janë dyfishuar kontrollet rreth servisimeve. Nisur nga fakti se klinika jonë ka aparatura të shumta dhe të shtrenjta, nënkupton që servisimi i tyre është më se i nevojshëm dhe i kushtueshëm. Kështu që ne kemi dyfishuar kontrollet në mënyrë që të minimizohen hargjimet e panevojshme përmes servisimeve të nevojshme. Përmes këtij veprimi është bërë edhe kursimi i shumë mjeteve finansiare.
• Është inicuar procesi i implementimit të dygjuhësisë. Me kalimin e Ligjit për gjuhët kemi ndërmarrë masa për implementimin e gjuhës shqipe dhe kështu kemi ndërruar tabelën në hyrje të klinikës si dhe kemi ndërruar të gjitha vulat. Në procedurë është edhe sinjalistika nëpër korridore dhe para dyerve.
• Janë përmirësuar kushtet e punës të të punësuarëve. Tek reparti i lavazhit, është rregulluar ventilimi dhe ftohja pasi që lavamanët lëshojnë nxehtësi të madhe, është rregulluar edhe ftohja me kondicioner adekuat. Janë përmirësuar dukshëm kushtet nëpër repartet tjera në mënyrë që të rrisim performansat e të punësuarve.
• Kemi mobiluar me dollapë/ormanë shumë mjekë dhe motra medicinale. Edhe pse ndërtesa e klinikës është relativisht e re, mobiljet e personelit mjekësor dhe administrativ kanë qenë të trashëguara nga klinika e vjetër dhe kanë qenë në gjendje jashtëzakonisht të amortizuar.
• Është bërë instalimi i softuerit të ri të integruar mjekësor në klinikën tonë. Jemi të parët me këtë lloj softueri. Është një sistem që ndërlidh administratën me pjesën mjekësore, ekipet teknike, fondin për sigurim shëndetësor, termini im, furnizimet, etj. Është parakusht që garanton transparencë dhe cilësi. Është një standard i ri i dixhitalizimit të shërbimeve të klinikës si dhe kërkesë e kahmotshme e BE-së për reforma në shëndetësi.
• Kemi siguruar donacion për rinovimin e 24 dhomave të Akusherisë. Të kompletuara me ngjyrë të re, çarçafë të ri, mbulesa, lavamanë, perde, etj. Banjot e dizajnuara për shtatzëna në lehoni si dhe adaptim më i mirë për foshnjet e posalindura.
• Paisja e dhomave të veçanta, apartamanëve të klinikës. Në klinikën tone kemi të ashtuquajtura “apartmane” nga të cilat, shfrytëzimi I tyre gjeneron të ardhura (të hyra) klinika jonë. Këto apartamane janë rregulluar tërësisht dhe përdoren në vazhdimësi nga pacientët tanë.
• Kemi siguruar donacion për sanimin dhe renovimin e kulmit të klinikës. Një pjesë e kulmit ka qenë problematike shkaku i disa antenëve të disa kompanive celulare. Gjatë largimit të tyre është bërë dëmtimi i kulmit. Kulmi tanimë është tërësisht i sanuar dhe i rregulluar.
• Përmes donacionit janë bërë zëvendësimi i shtretërve të vjetër me shtretër të ri dhe me të gjitha mundësitë për komoditet sa më të madh të pacientëve. Shtretërit e ri dhe komod kanë edhe efektin psikologjik tek pacientët sidomos tek nënat pas lindjeve. Rehatia psikologjike ndikon edhe tek rikuperimi i shpejtë i tyre.
• Kemi rregulluar parahyrjen e klinikës, platformën. Është siguruar donacion për sanimin dhe rregullimin e platformës. Nisur nga fakti se klinka jonë trajton shumë pacientë (nga 4 deri 6 mijë) vajtje ardhjet e tyre (sidomos ato urgjente), shirat e rrëmbyeshëm dhe moti i keq në përgjithësi ka bërë që platforma (parahyrja) e klinikës të dëmtohet. Kemi intervenuar dhe e kemi rregulluar dhe kjo është mundësuar falë donacionit që kemi siguruar.
• Gjelbrimi i klinikës. Kemi zbukuruar klinikën tonë me lule të bukura në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të bukur dhe atraktiv sidomos për familjarët e pacientëve që presin lajme të mira qoftë nga lindjet apo nga operimet e ndryshme shëndetësore.