Lajme

Scott mesazh serbëve që mohojnë krimet e bëra në Kosovë: Historia nuk mund të zhbëhet

Mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta si nga akterë vendor por edhe ndërkombëtarë.

Derisa kryeministri Haradinaj ka shkarkuar dy zyrtarë serb nga pozitat e tyre që mbanin në institucionet e Kosovës për shkak të deklaratave të tyre kundrejt asaj që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në reagimin e ambasadës ndër të tjera është bërë thirrje që udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha komunitetet të përmbahen nga retorikat nxitëse.

Sipas Kosnett, përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e luftës, është jetik për një të ardhme paqësore.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë këtij reagimi të Kosnett, i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Scott pa folur shumë, ka zgjedhur një thënie të maja Angelou, në të cilën thuhet se pavarësisht dhimbjeve që shkakton, historia nuk mund të zhbëhet.

“Pavarësisht nga të gjitha dhimbjet që ajo po shkakton, historia nuk mund të zhbëhet, por nëse i qasemi me guxim, ajo nuk duhet të përsëritet.” – Maya Angelou”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në tiëtter.

Ditë më parë Haradinaj ka shkarkuar nga posti i ministrit të MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, pasi ai i quajti gjakpirës shqiptarët dhe Masakrën e Reçakut e kishte quajtur një trillim. Gjithashtu kryeministri ka shkarkuar edhe zv.ministren e Drejtësisë, Vesna Mikic për të njëjtat arsye.

Related Articles

Back to top button