Lajme

Së shpejti fillon renovimi komplet i ndërtesës së stacionit Shëndetësore në Miratoc

Pushteti lokal në Preshevë në kuadër të Planit Investiv për vitin kalendarik 2019 ka për prioritet përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe pajisjen me aparatura adekuate në stacionet shëndetësore në Preshevë.

Përpos riaktivizimit të disa ambulantave nëpër bashkësitë lokale që ishin jashtë funksionimit vite të tëra, tani po bëhen edhe renovime të tërësishme të objekteve medicinale në komunën e Preshevës.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu për portalin tonë ka konfirmuar se gjatë këtyre ditëve fillon renovimi komplet i ndërtesës së stacionit Shëndetësore në bashkësinë lokale Miratoc.

Related Articles

Back to top button