Të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva marri pjesë në samitin ndërkombëtare në “Leap Summit” në Kroaci (Foto)
Të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva kanë qenë pjesëmarrës në njërin nga samitet më të mëdha ndërkombëtare në Evropë “Leap Summit” në Kroaci, samit që në vete përmban temat e lidershipit, teknologjisë së re, kohës digjitale, inovacionit dhe ndërmarrësisë. Përfaqsues nga Lugina e Preshevës ishte kryetari I ‘’ Unionit për Studentat e Luginës në Kosovë’’ Leutrim Edipi.
Ata gjatë kësaj kohe sa po qëndrojnë në Kroaci, u pritën në takim nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci z.Gëzim Kasapolli dhe kryetari i Unionit të Shqipëtarëve në Kroaci z.Esad Çollaku.
Gjithashtu, u pritën edhe në Parlamentin Kroat nga deputetja e parë dhe e vetme shqipëtare në këtë Institucion të rëndësishëm të shtetit Kroat, znj.Ermina Lekaj Prlaskaj, së bashku me zv.Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, deputetin e vetëm shqipëtar në këtë shtet z.Genc Nimonbegu.
Ambasada e Republikës Shqipërisë në Kroaci, ishte vendi i radhës ku u pritën të rinjtë shqipëtar nga zv.Ambasadorja znj.Elvira Isufi dhe diplomatja znj.Marjela Berliku.
E rëndësishme nga ky udhëtim ishte se të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva të cilët përfaqësojnë organizatën LDA Albania & Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatorët e konferencës LEAP, që të bëhet vazhdimi i kontratës me LDA Albania & Kosova që të organizojnë në kuadër të këtij samiti, samit në Kosovë, Shqipëri dhe Preshevë për pesë vitet e ardhshme.