Lajme

Teatri i Preshevës me shfaqjen “Misteri”e nis javën e Kulturës në Preshevë (Foto, Video)

“Misteri” ka mbledhë rreth vetës aktorët e Teatrit të Preshevës, ata para publikut Preshevar kanë sjellur shfaqjen premiere.

“Misteri” është pikërisht edhe emri që ka marrë projekti më i ri i Teatrit të Preshevës në regji të Afeida Boriçi Mehmeti, i cili u dha sonte premierë në Shtëpin e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

Publikun Preshevar pati rastin ti shoh në skenën aktorët Artan Ibishi, Gani Veseli, Egzona Salihu dhe Valon Nuhiu. Njëkohësisht asistent tjetër i regjisë ishte dhe Gjelbrim Emini.

Teatri i Preshevës para publikut të vet shfaqi skena të ndryshme gjatë shfaqjes të cilat qytetarët e Preshevës i përcollën me duartrokitje të mëdha.

Më poshtë po sjellim disa çaste nga kjo shfaqje.

Related Articles

Back to top button