Turqia kërkon nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e 15 “GYLENISTËVE”
Kërkesa për ekstradimin e të ashtuquajturve terroristë nga Ankaraja Zyrtare ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Nga atje njoftojnë se procedura janë hapur ndaj 15 të dyshuarve dhe presin nga organet e drejtësisë në vend të vërtetojnë nëse plotësohet kushtet për ekstradimin e tyre.
Bëhet fjalë për kërkesë të ekstradimit të 15 personave nga Ministria e Drejtësisë së Turqisë, të cilat zyrtarisht i kemi pranuar gjatë vitit të kaluar dhe disa gjatë këtij viti. Ne, si Ministri kemi hapur këtë procedurë, duke e dërguar kërkesën në Gjykatën Themelore Shkup 1, për të vërtetuar plotfuqishme-rinë e akuzës, për të cilët të dyshuarit nga autoritetet turke ngarkohen me Veprën penale Terrorizëm” -u shprehën nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se 13 nga 15 të dyshuarit të cilët i kërkon Ankaraja janë rezidentë në Maqedoninë e Veriut. Përderisa, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk zbulon nëse kanë hapur procedurë kërkimi ndaj tyre, nga MPB thonë se janë të gatshëm të zbatojnë urdhrat e autoriteteve të hetuesisë dhe të drejtësisë në vend, por për t’i ndalur personat në fjalë, sipas tyre, do të presin procedurat Institucionale.
Proceset që kanë të bëjnë për ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ‘FETO’, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheqë Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tonë” -theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme
Agjencia shtetërore informative e Turqisë “Anadolu”, menjëherë pas hapjes së kësaj çështjeje kishte publikuar listën e strukturës së udhëheqësve të bizneseve në Maqedoninë e Veriut të cilët dyshohen se janë pjesëtar të FETO-s. Në listën figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe firma për transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm.
Lista e të dyshuarve sipas “Anadolu Agency”:
Pronarët e Shkollave të mesme “Yahya Kemal”
Nga Revistës javore “Zaman”
Nga Qendra edukimit dhe kurseve “Sedef”
Nga Agjencia turizmit “Bashak”
Nga Kompania e transportit “Rainbow”
Nga Rrjeti i marketeve “EVAR”
Nga Shoqata e Biznesmenëve “MIBA”
Nga Organizata “Tuskon”
Nga Fondacioni “Safak”
Dhe nga Fondacioni “Tolerans”
Në Maqedoninë e Veriut çështja e strukturave, të cilat nga autoritetet turke quhen terroristët e Organizatës FETO, u hap tre vjet më parë, pas një përpjekjeje të dështuar të grushtit në Turqi. Pas burgosjes së qindra ushtarakëve dhe burrështetasve në Turqi, filloi përndjekja e strukturave “gyleniste” edhe jashtë shtetit. Kërkesa për kapjen e tyre në Maqedoninë e Veriut, u bë publike nga Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar, i cili gjatë vizitës në Shkup, kërkoi nga autoritetet vendore sa më shpejtë të ndërmerren masa me qëllim të mos prishjes së raporteve ndërshtetërore.