USLP mbajti seminarin për maturantët e Bujanocit “Orientimi për Karrierë” (Foto)

Ditën e premte, USLP mbajti seminarin një ditor “Orientimi për Karrierë” në në Shtëpin e Kulturës në qytetin e Bujanocit. Seminar ky që në fokus kishte një qasje më ndryshe nga çfarë janë realizuar më parë bashkëbisedimet me maturantë.
Panelistë ishin studentët që studiojnë në “Universitetin e Prishtinës”, ku ata mbajtën një sesion informues rreth planprogrameve të profesioneve të caktuara.
Seminari ishte i organizuar vetëm për maturantët e Bujanocit, të cilët tashmë janë në prag të zgjedhjes së profesionit të tyre të ardhshëm.
Gjatë këtij seminari, studentët e drejtimeve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë prezantuar drejtimet e tyre para maturantëve me qëllim të informimit dhe ofrimit të një lloj ndihmese për një zgjedhje sa më të duhur.