Lajme

Banorët e bashkësisë lokale Norçë tani kanë shpresa më të mira për sigurimin e ujit të pijës

Banorët e bashkësisë lokale Norçë tani kanë shpresa më të mira për sigurimin e ujit të pijës, problem ky i kahmotshëm.

Drejtuesit e Bashkësisë lokale Norçë njoftojnë bashkëfshatarët se këto ditë është angazhuar një hidro-inxhinier për hulumtimin e ujit të pijshëm, për nevoja të furnizimit me ujë të fshatit Norçë.

Në bazë të hulumtimit, janë identifikuar tre lokacione ku sipas hulumtimit, pritet të gjendet sasi e mjaftueshme e ujit.

Ky aktivitet do të pasohet me shpimin e një bunari, me qëllim të gjetjes së sasisë së ujit dhe pastaj përpilimin e projekt- dokumentacionit teknik për furnizim me ujë të fshatit Norçë , thonë përfaqësues të bashkësisë lokale.

Related Articles

Back to top button