Lajme
Emrat Shqip në Serbi tani e tutje do të shkruhen në mënyrë korrekte
Problemeve të emërtimit të qytetarëve shqiptarë në Serbi po i afrohet zgjidhja
Me ftesë të Ministrit të Administratës Shtetrore dhe Pushtetit lokal z. Branko Ruzic sot mora pjesë në takim të organizuar në Beograd.
Tema e takimit ishte rreth zhvillimit të një katalogu të emrave dhe mbiemrave shqiptarë, që gjithë shqiptarët që jetojnë në Sërbi do të iu mundësohet që emrat dhe mbiemrat e tyre të regjistrohen në mënyre korrekte.
Pjesë e takimit ishte edhe ambasadori i OSBE-së i akredituar në Beograd z. Andrea Orizio i cili gjithashtu na premtoi se do ta mbështesë këtë projekt bashkë me Trupin Koordinues dhe do të zgjidhet një herë e përgjithmonë regjistrimi i emrave shqiptarë në gjuhën amtare.