Blend Etemi është talenti i ri nga Presheva, i cili është ftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U17.
Mbrojtësi i junirove të Stutgartit në futboll, Blend Etemi, tanimë është njëri prej talentave të rinj që Shqipëria ka vendosur ta përfshijë në përfaqësuesen kombëtare të U17. Kjo është bërë e ditur pasi që FSHF përmes një kërkese ka kërkuar nga ekipi Stutgartit të liroj Blend Etemin për të dy ndeshjet miqësore me Maqedoninë e Veriut.
Ndeshja e parë miqësore do të luhet në Maqedoninë e Veriut më 5 qershorë, derisa ndeshja e dytë miqësore në Shqipëri në datën 7 të të njejtit muaj.
Përmes kërkesës, FSHF kërkon nga ekipi pjesë i të cilit është Blend Etemi nga Presheva, të mundësojnë Blendin të luaj për kombëtaren shqiptare të kategorisë U17.