Lajme

Iu dha lamtumira e fundit Haxhi Hisen Qazimit prindit të “Komandant Lleshit”

Me namazin e drekës sot është përcjellur për në përjetësi, Haxhi Hisen Qazimit (10.02.1936–29.05.2019), prindi i dëshmorit të kombit Ridvan Qazimit “Komandant Lleshit”.

Mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare sot ishin grumbulluar në varrezat e fshatit Tërrnoc të Bujanocit për ti dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Haxhi Hisen Qazimit i cili pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë të mërkurën më 29 maj, një javë pasi që biri i tij Ridvan Qazimi “Komandant Lleshi” kishte mbushur 18 vite nga rënia heroike. Haxhi Hisen Qazimi asnjëherë nuk e ka pushuar kontributin e tij në çështjen kombëtare, edhe përkundër mallit për të birin gjithmonë ka qenë i hareshëm i buzëqeshur dhe fjalët e tij gjithmonë kanë qenë kurajo për të tjerët. Haxhi Hisen Qazimi kujtohet për njeri i cili në çdo përvjetorë të “Komandant Lleshit” kishte vetëm dy fjalë, “Amanetin e dëhsmorëve ta çojmë në vend dhe të jemi unik për çeshtjen kombëtare”

Deri në momentet e fundit të shëndetit të tij, Haxhiu dha një kontribut të madh edhe në çështjen fetare, si kryetarë i Xhamis së Strukarëve në Tërrnoc gjithmonë diti të mbajë të organizuar xhematin. Në varrin e të ndjerit sot vunë kurora lulesh përfaqësues të insitutcioneve të ndryshme. Për jetën dhe veprën e Haxhi Hisen Qazimit para xhematit elaboroi Agim Haliti, shoku i ngushtë dhe bashkëluftëtarë i “Komandant Lleshit”

Related Articles

Back to top button