Lajme

Nga nesër ka shi disa ditë me radhë

Paralajmërim për reshje të rëmbyeshme të shiut për periudhën nga 12 deri më 17 maj.

Sipas parashikimeve të Entit Hidro-Meteorologjik, reshjet e reja do të fillojnë të shkaktojnë probleme me mbjelljen e pranverës, për shkak të lagështisë së lartë sidomos në shtresën sipërfaqësore. Kushtet e tilla të motit nuk janë të favorshme edhe për bletari.

Rekomandohet që të ndërmerren masa preventive për të forcuar serrat dhe strukturat e tjera, për të pastruar kanalet e ujit për të kaluar më mirë ujërat sipërfaqësorë dhe për të mbrojtur ato.

Related Articles

Back to top button