Lugina e Preshevës vazhdon të ketë numër të madh talentësh që po rriten në shtete të ndryshme evropiane. Një nga ta është edhe 13 vjeçari, Nuredin Rexhepi i cili ka prejardhjen nga Komuna e Preshevës fshati Kurbali por ka lindur dhe jeton në Munich të Gjermanisë, shkruan Presheva.AL
Futbollisti i akademisë së skuadrës të njohur gjermane, TSV Munchen 1860 është një nga lojtarët më premtues të kësaj skuadre, që dikur ishte pjesë e Bundesligës Gjermane.
Rexhepi ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bën Preshevarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.
Golat e tij kryesisht janë nga distanca dhe gjuajtjet e tij janë vërtetë të fuqishme.
Si lojtar i Munchen 1860, Preshevari i ka shënuar gola të bukur edhe Bayern Munchenit e Baselit. /Presheva.AL/