Lajme

Nuk e duron gruan në shtëpi, kthehet përsëri në burg

Nuk e duron gruan në shtëpi, kthehet përsëri në burg
50-vjeçari nga Katania ka marrë një vendim të papritur.

I dënuar nga gjykata, me masën arrest në shtëpi për grabitje, duket se nuk ka duruar dot më të qëndrojë në një banesë me bashkëshorten e tij. Pas një grindje në shtëpi, ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres duke iu shpjeguar rojeve se preferonte më mirë të qëndronte në qeli sesa me të shoqen.

Megjithatë, duket se nuk ka shpëtuar dot nga “makthi” i tij pasi gjykatësi e ktheu sërish në arrest shtëpie nën “kontrollin” e gruas së tij.

Related Articles

Back to top button