Lajme

Shqiprim Arifi: Presheva është komunë shqiptare, meritojmë që rrugët e sheshet ti kemi me emra shqip

Presheva është komunë shqiptare, meritojmë që rrugët e sheshet ti kemi me emra shqip, tha kështu kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në takimin që pati sot me drejetues të bashkësive lokale dhe komisionin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve.

Përpilimi i listave të emrave për emërtimin e rrugëve dhe shhsheve do të përfshiijë personalitetet shqiptare që kanë kontribuar për vendin apo çështjen kombëtare thotë Arifi.

Propozimet e rrugëve dhe shesheve në komunën e Preshevës do të bëhen konform elaboratit që është dërguar nga ministria gjegjëse në aspektin teknik, ka thënë kështu për të pranishmit kryetari i komisionit, Avni Aliti.

Afati i fundit për dorëzimin e listës së emërave nga Bashkësitë lokale tek komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve është dita e mërkurë ku ky komision shqyrton dhe bën verifikimin e listave të cilat duhet të jenë konform elaboratit.

Drejtues të bashkësive lokale kanë përshëndetur këtë nismë edhe pse si proces është paksa i vonuar kanë thënë të pranishmit në sallë.

Related Articles

Back to top button