Lajme
Sot varroset mërgimtari i cili humbi jetën në Gjenevë të Zvicrrës

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit bashkatdhetarit, Nuhi Memishi, i cili ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura ku është gjetur i vdekur në liqenin e Gjenevës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në qytetin e Preshevës, pas namazit të Iqendisë i cili falet në ora 16:31.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.
Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.
I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.