Lajme
Vuçiq: Hapja e autostradës deri më 17 maj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të premtën njoftoi se autostrada tek “Gërdeliçka Klisura”në koridorin 10 do të hapet më 15, 16 ose 17 maj.
Vuçiq gjithashtu theksoi se krahu lindor i Korridorit 11 drejt Bullgarisë do të hapet për tre muaj.
Këto do ta ndryshojnë imazhin e Serbisë, që njerëzit të ndjehen krenar dhe ta shohin se sa ka përparuar Serbija shpejt dhe me sukses se si ishte më parë, tha Vuçiq, pasi vizitoi punimet për ndërtimin e një ure mbi lumin Sava dhe Kolubara në pjesën E-763 nga Surçin deri në Obrenovac.