Bujanoc: Anulohet mbrëmja e Maturës për shkak të aksidentit

Aksidenti qe ndodhi sot në magjistralen Bujanoc- Gjilan në afërsi të fshatit të Turi në të cilën u lënduan 3 maturantë ka bërë që mbrëmja e maturës të mos festohet nga shokët e tjerë të gjenaratës.
Maturantët, këshilli i prindërve dhe profesorët kanë marrë vendim që mbrëmja të përfundoj në orën 22:00.
Lajmërim,
Te nderuar prinder, ju njoftojme se mbremja e matures ka pesuar ndryshime per shkak te aksidentit te shkaktuar me nje veture te maturanteve.
Duke u solidarizuar me maturantët e lënduar, keshilli i prinderve, i nxenesve, i kujdestarëve, disa anetarëve te Këshillit të shkolles, drejtoria e shkolles mori qendrim qe mbremja e matures te perfundoje ora 22:00.
Luten prinderit qe ne ora 22:00 te vijne t’i marrin maturantët.
Nga keshilli organizativ.