Lajme

Klubi futbollistik i Femrave “Presheva” zë vendin e dytë në turneun në Durrës (Foto)

Futbolli është i bukur, por veçmas kur ai luhet nga të vegjlit apo të rinjtë. Turneu i 15-të jubilar i moshave, organizuar nga Shoqata Vllaznimi me organizator Idriz Gashin, mblodhi 57 ekipe dhe mbi 1000 futbollistë nga Ballkani dhe Evropa në Durrës, nën moton “Të ndryshëm, por të barabartë”, një event që vë në dukje se të gjithë janë fitues, pa as një humbës.

Klubi Futbollistik i Femrave “Presheva” nga Presheva ishte pjesemarrese ne kete turne dhe fitoi vendin e dytë ne pjesen e pare te turneut

Telentët e ekipeve pjesëmarrëse nga të gjitha vendet e rajonit ishin të emocionuar që ishin pjesë e këtij eventi të madh sportiv.

“Jam e kënaqur që jam në turneun ‘Vllaznimi Cup 2019’ që më jep mundësi të shpreh talentin tim dhe të dëshmojë që jam një lojtare e mirë”-tha talentja Edona Agushi nga KFF Presheva.

Turneu ‘Vllaznimi Cup 2019’ vazhdon nga dita e hënë me grupmoshat U-17, deri më 5 korrik kur është mbyllja solemne e edicionit të 15-të.

Related Articles

Back to top button