Lajme

Komuna e Preshevës ia paguan borxhin e rrymës 11 xhamive

Komuna e Preshevës ia ka paguar 11 xhamive borxhin e rrymës që e kanë pasur tek Elektro Distribucioni i Serbisë – EPS.

Në një përgjigje për Presheva.AL, zyrtarë brenda Komunës së Preshevës kanë thënë se pagesa për të cilën është dashur të kryhet nga xhamitë që të mos i shkëputet rryma, Komuna e Preshevës është detyruar që ta paguaj borxhin për 11 xhami në teritorin e Komunës së Preshevës.

“Komuna e Preshevës ia ka paguar të gjitha obligimet EPS-it për gjithësejt 11 xhami” thonë kështu burimet brenda komunës për Presheva.AL

Shuma e paguar sipas informacioneve të marrura është afër 226,000.00 dinarëve dhe kjo shumë ndahet për 11 xhami në teritorin e Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button