Lajme
Më 12 qershor fillon turniri tradicional “Musa Musahu 2019” (Foto)

Qendra Sportive “Presheva” në Preshevë, njofton të gjithë dashamirët e lojës së futbollit, se turniri Tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu” po fillon.
Paraqitja e ekipeve bëhet prej datës 03.06.2019 (e hënë) deri më 11.06.2019 (e martë) ora 14:00.
Ndërsa turneu zyrtarisht fillon më datë 12.06.2019 (e mërkurë).
Lojat zhvillohen me sistem eleminimi dhe me formacion 1+4, ekipet duhet ti dorëzojnë listat e lojtareve. Pagesa për ekip është 3,500.00 dinarë.
Ekipet duhet të luajnë sipas rregullave të futsallit (rregullat e QSP).
Mjetet e tubuara do të ndahen për vendet I, II dhe III në këtë mënyrë:
Vendi i 1: 55%
Vendi i 2: 30%
Vendi i 3: 15%