Lajme

Morsi ndërron jetë në seancën gjyqësore

Ka ndërruar jetë ish presidenti i Egjiptit, Muhamed Mursi, gjatë seancës gjyqësore.

Televizioni Shtetëror të martën njoftoi se Mursi u sëmurë pas një seance gjyqësore dhe vdiq më pas.

Mursi u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012 pasi Pranvera Arabe 2011 solli fundin e sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.

Mursi i cili u bë president i Egjiptit në zgjedhjet e para demokratike, u largua nga pushteti përmes një grusht shteti të përgjakshëm në vitin 2013.

Related Articles

Back to top button