Lajme
Në Preshevë do të bëhet përurimi i librit të autorit Reshat Avdiu“Kusaritë Ballkanike ndaj tokave shqiptare”

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe të interesuarit tjerë se të shtunën, më 08.06.2019, do të përurohet libri më i ri i karakterit historik i autorit Reshat Avdiut, me titull “Kusaritë Ballkanike ndaj tokave shqiptare”.
Në kuadër të kësaj, do të organizohet edhe një orë e vogël letrare.
Përurimi do të mbahet në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, prej orës 11.00.
Ky përurim organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”.
Ardhja juaj e nderon autorin, librin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Jeni të mirëseardhur!