Lajme
Nga një aksident komunikacioni, humb jetën tërnocasi Arsim Haliti (Foto)

Në rrugën Vranjë – Leskoc, në afërsi të fashatit turistik Predejane, rrespektivisht pak metra nga tuneli “Manojlle” një kamion mikser është rrotullisur nga rruga lokale/malore dhe ka rënë në një pjesë të hekurudhës, shkruan N1
Siç është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë së Leskocit, trupi i pajetë nga kamioni u nxorr nga zjarrfikësit disa orë pas aksidentit, ndërsa hekurudha Leskoc – Vranjë për disa orë ka mbetë e bllokuar.
Jo zyrtarisht kemi mësuar se vozitësi që ka humbur jetën në ketë aksident tragjik, është Arsim Haliti nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit.
I ndjeri ishte punëtor i një kompanie private të prodhimit të betonit në Bujanoc