PD: Akuzon Komunën e Bujanocit për vjedhje të shtesave të fëmijëve, vendos mesazhe para godinës (Foto)
Përveç krizës financiare që e ka kapluar komunën e Bujanocit, ajo tashmë e disa muaj po vuan edhe nga kriza morale.
Të shqetësuar me këtë gjendje, aktivistë të Forumit Rinor të PD-së kanë ndërmarrë aksionin e radhës. Kësaj here përmes transparentit “Na lini të rritemi, kthena paratë tona” është paraqitur vjedhja e shtesave fëmijërore dhe lehonive që ka ndodhë para disa muajve. Fatkeqësisht, numri i rasteve të lajmëruara që janë prekur nga kjo vjedhje e shekullit po rritet çdo ditë, dhe qytetarët po brengosen çdo ditë e më shumë për fëmijët e tyre.
Kurse, në mbishkrimin tjetër “Hajnat jashtë” të vendosur në hyrje të ndërtesës komunale, aktivistët kanë kërkuar nga pushtetmbajtësit që t’i largojnë hajnat nga mesi i tyre, me qëllim që hajnia të eliminohet.
Edhepse kanë kaluar muaj të tërë nga vjedhja e shtesave fëmijërore, dhe akterët e kësaj vjedhje i dijnë kryetari i komunës dhe kryeshefi i administratës, por edhe e gjithë popullata, ata si duket janë bërë imun ndaj hajnisë dhe korrupcionit, andaj edhe kanë pranuar të bashkëjetojnë me hajnat.