Lajme

Serbi: 28 të arrestuar për krim financiar dhe korrupsion, Bujanoci dhe Presheva shpëton kësaj here

Policia në disa qytete të Serbisë ka arrestuar 28 persona kundër 8 prej tyre do të ngre padi penale me qëllim të parandalimit të krimit financiar dhe korrupsionit.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë, të dyshuarit ngarkohen se nga viti 2014 kanë kryer vepra penale si fshehje tatimi, keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të parave, transmeton Titulli.com.

Operacionet janë kryer në territorin e Beogradit, Nishit, Pozhegës, Kragujevcit, Kraljevës, Suboticës, Leskovcit dhe Vrajës.

Më hërët është raportuar gjithashtu se për krime ekonomike janë arrestuar edhe persona juridik nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës mirëpo kësaj here këto dy komuna kanë shpëtuar nga kontrollet dhe arrestimet e këtilla, transmeton Titulli.com.

Dyshohet se me kryerjen e këtyre veprave penale është dëmtuar buxheti i Serbisë, personat tjerë juridik dhe fizikë për afro 2 milionë euro.

Related Articles

Back to top button