Lajme

Shfaqja “Bryma e Vdekjes” të shtunën në Preshevë

Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë  shfaqjen “Bryma e vdekjes” me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës në Preshevë të shtunën më 15 qershor 2019.

“Bryma e vdekjes” do të shfaqet në ora 20:00 dhe është realizuar në bashkëpunim edhe me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja trajton tmerret që përjetuan qytetarët kosovarë në ‘Kampin e Ballcës’ më 1999 gjatë luftës së Kosovës, 20 vjet më parë dhe vjen edhe si kujtesë ndaj njërës prej episodeve më tragjike që kanë ndodhur mbi popullin e Kosovës, eksodin e dhunshëm masiv të qytetarëve, sidomos gjatë muajve mars- qershor të vitit 1999.

Në shfaqje janë: Valmir Krasniqi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdija, Blerta Deliu, Afrim Muqa, Naim Berisha, Ismet Azemi, Shpetim Kastrati, Labinot Raci, Xhejlane Godaci, Adhurim Demi.

Hyrja e lirë.

Related Articles

Back to top button