Lajme
Shoferë! Kujdes gjatë rrugës Preshevë – Gjilan (Foto)

Nga reshjet e konsiderueshme të shiut të këtyre ditëve, në rrugën magjistrale Preshevë – Gjilan, përkatësisht në afërsi të fshatit Buhiç, ka ardhur deri te shembja e gurëve, të cilët kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor.
Autoritetet e Komunës së Preshevës kanë njoftuar përfaqësuesit e “Putevi Srbije”, të cilët brenda pak orëve kanë organizuar pastrimin e gurëve dhe tashmë është mundësuar qarkullim normal në këtë segment rrugor.
Apelohen të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që e frekuentojnë këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar, në mënyrë që të evitojnë çdo aksident të mundshëm gjatë qarkullimit të tyre në relacionin Preshevë – Gjilan.