Lajme
Shqirpim Arifi vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Foto)
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot takova deputetin, njëkohësisht nënkryetarin e LSDM-së z. Muhamed Zekirin, kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin dhe zëvendës kryeministrin e parë z. Bujar Osmanin
Gjatë këtyre takimeve temat që i diskutuam ishin mbi gjendjen aktuale të përgjithshme në Republikën së Maqedonisë së Veriut dhe proceset që kaluan vitet e fundit.
Gjithashtu diskutuam hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, nevojat për ndërhyrjen teknike në këtë pjesë dhe shumë shpejt të hapet ky kufi i mbyllur kohë më parë.
Takimet tona në Republikën e Maqedonisë së Veriut do ti vazhdojmë ditëve në vijim edhe me udhëheqës të tjerë të institucioneve të rëndësishme që kontribojnë në hapjen e kufirit.