Lajme

Thaçi: Do ta bëj realitet ëndrrën e shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-udhëheqësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai gjithashtu ka shkruar se është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në Luginën e Preshevës të bashkohen me Republikën e Kosovës.

Madje, ai ka premtuar se këtë ëndërr të tyre do ta bëjë realitet me vullnetin e tij politik të pandalshëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!

Related Articles

Back to top button