Lajme

Vërejtje: I nxehti afrikan do ta godasë edhe Preshevën, kujdes ditën e nesërme

Valët e të nxehtit Afrikan kanë “goditur” prej ditës së djeshme kontinentin evropian duke bërë që temperaturat e ajrit të ngrihen deri në 45 gradë celsius në gadishullin Iberik.

Temperatura ekstremisht të larta priten në Evropën Qendrore dhe jesërisht në Mesdhe.

Një meteorolog spanjoll u shpreh se “dyert e ferrit” ishin hapur ndërkohë autoritetet e larta franceze urojnë që të mos përsëritet situata e vitit 2003 ku rreth 15 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Vendi ynë do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të rriten jo më shumë se 38 gradë celsius.

Qytetaret nga Lugina duhet te kene kujdes diten e neserme dhe 2 ditet tjera ne vijim deri diten e merkure, pasi temperaturat maksimale priten te arrijne deri ne 38 grade.

Related Articles

Back to top button