Vuçiq: Mos e merrni seriozisht Thaçin, Luginën e shfrytëzon për politikë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shfrytëzon Luginën e Preshevës vetëm për përfitime politike brenda Kosovës.
Këto komente Vuçiq i ka bërë sot para gazetarëve, teksa ka folur për deklaratat e Thaçit se ëndrra e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është bashkimi i asaj pjese me Kosovën .
“Nuk është par ta marrë seriozisht. E bën me qëllim të luftës së brendshme për dominim politik në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq shkruan rts.
Ai thotë se s’ka asnjë rrezik për ato komuna, pasi sipas tij deklaratat e Thaçit nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.
Hashim Thaçi gjatë javës është takuar me ish-ushtarë të UÇMPB-së, teksa u ka premtuar se do të punojë për të realizuar ëndrrën e tyre për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Ai në deklarimet e më hershme ka thënë se një bashkim të tillë synon ta bëjë pa i dhën asgjë në këmbim Serbisë.