Arifi: 500 mijë eurot e Qeverisë së Kosovës s’i marrim hiç
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Fondi Kombëtar i Solidaritetit, që u përfol në Kuvendin e Kosovës, që t’ia japim Luginës nja 500 mijë euro, duhet të jetë më profesional e jo të shkojë në formën “hajt t’ua japim nja 500 mijë euro”.
“Duhet të ketë një qasje më profesionale, të dihen se cilat janë nevojat e qytetarëve atje. Duhet të shkojë në mënyrë institucionale. Por, për 500 mijë euro, as mos u lajmëroni. Nuk i marr. Nuk janë asgjë në raport me buxhetin që ka Komuna e Preshevës, që ka rreth 10 milionë euro. Po ashtu, edhe Komuna e Bujanocit ka deri në 9 milionë euro buxhet. Por, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të obliguara që të flasin për një fond kombëtar të Solidaritetit që është financiarisht i fortë, por edhe profesionist”, tha ai.